14.04.2017 - Është bërë pothuajse një vit qysh kur këngëtari Sinan Hoxha u bë baba për herë të parë.
Pas dasmës luksoze me bashkëshorten e tij Andrra Destanin, ai u gëzua me një fëmijë të cilin e pagëzoi me emrin Ansi.
Dashurinë për Ansin medoemos duhet ta ketë të madhe edhe pse nuk e bën publike shpesh. Në rrjetet e tij sociale, ai mundohet në maksimum që ta ruajë privatësinë e familjes së tij. Mirëpo në një rast si ky, ku Ansi duket aq i ëmbël, ai do e ketë pasur të pamundur që ta mbajë vetëm për vete.
Të martën në profilin e saj në Instagram, Andrra ka publikuar një fotografi të Sinanit duke ndarë disa çaste me të birin. Duke qenë i angazhuar tej mase me koncerte edhe jashtë vendit, ai me siguri se ia ndien tej mase mungesën të birit.
Burimi: prive