03.11.2012 - Në moshën 25-vjeçare Leo Messi ka provuar gëzime që shumë persona vështirë se i imagjinojnë, por ardhja në jetë e djalit me emrin Thiago, të premten pasdite, është gëzimi më i madh për të.
“Sot është dita më e bukur e jetës sime. Falenderoj Zotin për këtë dhuratë të mrekullueshme dhe familjen time që më ka qëndruar pranë. Një përqafim për të gjithë ata që më duan”, shkroi ylli argjentinas në profilin e tij në Facebook.
Messi kishte marrë leje ditën e premte nga klubi katalanas për të qëndruar pranë partneres së tij, ndërsa të shtunën pritet të jetë në fushë kur Barcelona do të përballet me Celta Vigon në orën 18:00./tch/