Ndërsa është rreth tre muajshe shtatzënë, Kim Kardashian ka nisur të rrumbullakoset. Ajo dhe bashkëshorti i saj Kanye West u fotografuan gjatë një shëtitje në Malibu Country Mart, California (SHBA) teksa ecnin duke buzëqeshur.
Ata drekuan në një restorant, ku konsumuan sushi dhe me këtë rast 34 vjeçarja kishte veshur një fustan ngjyrë vishnje ngjitur pas trupit, pavarësisht ngushtësisë së tij, dukej rrumbullaksia e barkut.
Kim është kritikuar shpesh për shkak të veshjeve të papërshtatshme për një femër shtatzënë, e cila nuk heq dorë as nga takat e larta dhe as nga veshjet me stil.
Pak kohë më parë në profilin e saj në Isntagram ajo publikoi një fotografi të të shoqit Kanye West, i cili i lexonte një përrallë vajzës së tyre North, e cila sapo ka mbushur dy vjeçe.
Bashkëngjitur saj Kim shkruan, “Momente të çmuara si ky kur ne udhëtojmë, janë ato për të cilat jetoj. Ti je kaq baba i mirë për North dhe do të jesh babai më i mirë edhe për djalin tonë gjithashtu”./a.y/noa.al