01.10.2014 - Një mik i prezantueses së dashur për publikun shqiptar Rudina Magjistari ka thënë se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Përpos historisë së dashurisë me Xhavit Bajramin, kampionin e kick boxing, Rudina Magjistari po përjeton një moment të veçantë në jetën e saj.
Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga vetë ajo e cila është në fillimet e shtatzënisë së saj, por një mik i saj ka zbuluar këtë detaj të veçantë në jetën e saj.
Prej kohësh Rudina dhe Xhaviti po përjetojnë një histori të bukur dashurie.
Burimi: Albeu