20.10.2014 - Jude Law pritet të bëhet baba për të pestën herë. Aktori 41-vjeçar dhe ish-e dashura e tij Catherine Harding presin të vijë në jetë fëmija e parë e tyre, gjë që parashikohet nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Pavarësisht ndarjes së tyre, ishët janë të vendosur të bëjnë gjithçka për të rritur fëmijën. Një përfaqësues i yllit të kinematografisë, tha për “People” se “mund të konfirmoj se Jude Law dhe Catherine presin fëmijën e parë të tyre në pranverën e ardhshme”.
“Ata e konsiderojnë këtë një çështje private dhe asgjë tjetër veç konfirmimit nuk do të bëhet më tej. Do ju kërkoja që të respektonit privatësinë e të gjitha palëve të përfshira dhe familjeve të tyre”.
Aktori i “Holiday” ka edhe 3 fëmijë të tjerë me ish-gruan e tij Sadie Frost: 2 djem Rafferty 18 vjeç dhe Rudy 12 vjeç, si dhe vajzën Iris 13 vjeç. Me Frostin ai u divorcua në vitin 2003, por ndan kujdestarinë me të.
Ai ka gjithashtu një vajzë 5-vjeçare, Sophia, me modelen amerikane Samantha Burke, pas një flirti të shkurtër në vitin 2008. Ky lajm i fundit duket disi surprizues për Jude, pasi ai ka kaluar këto vitet e fundit si beqar.
Ai ka qenë i lidhur së fundi me aktoren Ruth Ëilson, deri në fillim të këtij viti kur dhe u fotografuan bashkë, edhe pse ajo këmbëngulte se ata ishin “vetëm miq”.
Burimi: Top Channel