Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Shtatë muaj shtatzënë dhe në koncert, ja kur e pret lindjen Rona Nishliu

30.04.2019 - Teksa lançoi albumin e saj më të ri, këngëtarja Rona Nishliu dha në kopertinën e tij lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo i dedikoi një shkrim të veçantë fëmijës që do të sjellë në jetë, duke lënë të kuptohet se është shtatzënë për herë të parë.

“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale”- ishin fjalët në albumin e Ronës.

Këngëtarja mbajti një koncert në Prishtinë për të promovuar albumin “Mindil” dhe në një intervistë për “Mirage” ka folur rreth pritjes së ëmbël.

Rona rrëfeu se performanca e saj ishte më e vështirë se zakonisht për shkak të shtatzënisë, megjithë ajo ia doli të sillte më të mirën tek publiku. Këngëtarja preferoi të mos e zbulojë gjininë e fëmijës, mirëpo tregoi se në cilin muaj të pritjes së ëmbël eshte tashmë.

“Këtë javë përmbyllet i shtati.”- tregoi Rona, duke lënë të kuptohet se fëmija i saj do të vijë në jetë në muajin qershor.

Burimi: gazetashneta

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: