13.10.2014 - Nicole Kidman ka deklaruar se kërkon të ketë një tjetër fëmijë dhe lutet çdo ditë për këtë.
Aktorja 47-vjeçare tha për një radio australiane: “Lutem gjithmonë të ngel shtatzënë, por nuk ndodh kurrë. Do të kërceja nga lumturia nëse do ndodhte.”
“Jam e çmendur pas fëmijëve, i dua shumë. Janë të jashtëzakonshëm. Një shoqja ime ka bërë fëmijë në moshën 49-vjeçare, kështu që nuk i dihet kurrë”, shtoi aktorja e famshme.
Nicole Kidman ka 4 fëmijë: 21-vjeçaren Isabelle, 19-vjeçarin Connor dhe vajzat e saj biologjike Sunday (6 vjeç) dhe Faith (3 vjeç).
Burimi: Top Channel