Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Ilva Tare bëhet nënë, vjen në jetë Melody

Gazetarja Ilva Tare është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë frytin e dashurisë nga lidhja me deputetin demokrat Eduart Selami, vajzën e tyre.

Vogëlushes i është vendosur emri Melody, dhe ardhja e saj në jetë është bërë në një spital privat në kryeqytet përmes një ndërhyrje cezariane.

Në profilin e saj në Facebook, Ilva ka publikuar fotografinë e së bijës dhe bashkëngjitur saj shkruan, “Mirësevjen Melody në jetët tona, Ilva dhe Eduard”.

Në pritje për t’u bërë me vajzë deputeti Selami kishte shprehur dëshirën që vogëlushja e tij të vinte në jetë në datën 4 korrik, ditë e cila përkon edhe më festën kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se si Ilva dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë./a.y/noa.al

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: