25.02.2019 - Diellza Kolgeci, modelja prishtinase, është në pritje të ëmbël, lajm i cili u bë i ditur muaj më parë e që më vonë e konfirmoi edhe vetë ajo.
Në fillim të këtij muaji Diellza mbajti edhe baby shower-in ku zbuloi se është në pritje të një vajze në mënyrë shumë interesante.
Pasditen e sotme i ftuar tek “Rudina”, Olti Curri ka zbuluar se Diellza do ta lindë vajzën më 8 maj.
“Pata një bisedë me Diellzën dhe data e lindjes është parashikuar më 8 Maj. Më tha që kishte shtuar 13 kilogramë. Ajo është ikonë e bukurisë kosovare. Së shpejti ajo do të jetë edhe në ekan”, tha Olti.
Kujtojmë që Diellza është në një marrëdhënie me basketbollistin Fisnik Rugova. Kjo është shtatzënia e parë e modeles së famshmë nga Prishtina.
Burim: shneta