30.01.2015 - Mbrëmjen e së enjtes, mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique dhe Shakira janë bërë prindër për herë të dytë.
Këngëtarja kolumbiane solli në jetë sërish një djalë pas një ndërhyrje cezariane në qendrën spitalore “Quiron Tecknon” në Barcelonë.
Pique, 27 vjeç dhe Shakira, 37 vjeçe bënë të ditur lajmin pak para mesnate. Ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur emri i fëmijës, që erdhi në jetë pak më shumë se dy vjet pas fëmijës së parë të çiftit, i cili quhet Milan.
Gati 24 orë më parë Pique u aktivizua për 90 minuta në fitoren 3-2 të Barcelonës në Kupën e Mbretit ndaj Atletikos në “Vicente Calderon”. Po ashtu si edhe me fëmijën e tyre të parë, Pique dhe Shakira do të vazhdojë traditën e familjes duke e bërë djalin anëtar të klubit të Barcelonës.
Pique dhe Shakira janë bashkë që prej vitit 2010 dhe pavarësisht se pesë vite nuk janë pak, romanca mes çiftit mbetet ende si në ditët e para.
Burimi: Top Channel