21.01.2018 - E mbani mend Valbona Çobën? Ka qenë një prej vajzave më të bukura të viteve ’90. Për ish-miss Fotozheninë dhe fituesen e vendit të tretë në ‘Miss Albania”, tani ato kohë janë larg, por portreti i saj mbetet i njëjti.
Tani ajo e ndan ditën mes tre fëmijëve të saj, Aidon 3 vjeç dhe dy binjakëve, Elira dhe Brendon. Elira me siguri do të bëhet një supermodele e famshme si ajo. Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë për revistën ‘Who’, ajo ka folur për jetën e saj si mama dhe si zonjë shtëpie.
“Përsa i përket fëmijëve çdo gjë e gatuaj vetë. Të gjitha ushqimet e tyre janë organike dhe çdo gjë e gatuar është nga duart e mia. Sigurisht jo të gjithë e bëjnë këtë. Unë kam shoqe të cilat thjesht i blejnë ushqimet për fëmijët e tyre. Por unë në fakt e kam dhe me shumë qejf gatimin. Çdo gjë krijuese më bën të jem kurioze përsa i përket aftësive të mia. Dhe gatimi është i tillë. Kur jam në supermarket dhe shikoj sa mundësi kam të krijoj diçka vërtet të mrekullueshme, ndihem e vetëkënaqur dhe më eksiton (në kuptimin më të thjeshtë të fjalës) ideja e krijimit të një ushqimi për fëmijët e mi. Dhe s’do të jetë një ushqim i thjesht apo i mërzitshëm i blerë në dyqan. Do të jetë një krijim i imi, thjesht nga dashuria për ta”, është shprerhur Valbona.
Një mbështetje e fortë për impenjimet e saj, sigurisht që është edhe i shoqi, Tod Christopher. Nga facebook-u i tyre kemi marrë disa foto të cilat duam t’i ndajmë edhe me ju.
Burimi: kidstime