26.07.2016 - Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda ka zhvillim të rëndësishëm në jetën e tij.
Ai në këtë mëngjes është bërë baba, transmeton Koha.net. Kjo është mësuar nga një fotografi, në të cilën shihet bashkëshortja e tij Donika Danuza me foshnjën e porsalindur. Ende nuk është mësuar se çfarë gjinie është foshnja.
Deda ditë më parë ka publikuar një fotografi në rrjetin social "Instagram", të cilën shihen dy duar me unaza në atë që quhet "gishti i unazës".
Burimi: koha