Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Kastriot Tusha rrëfen emocionet kur u bë gjysh dhe na prezanton me mbesën e tij

07.09.2017 - Tenori i njohur Kastriot Tusha, dy muaj më parë ka marrë një status të ri. Djali i tij Petriti është bërë baba i një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Harper. Për jetën familjare, Tusha flet rrallëherë në publik, por emocionet e një gëzimi që sapo ka ardhur në familjen e tij, nuk mundet t’i mbajë vetëm për vete.

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të folur për projektet e tij të reja, Tusha është ndalur për të rrëfyer më shumë edhe për profilin jashtë muzikës.

Prej 27-vjetësh tashmë i martuar, tenori tregon se dita e martesës i duket sikur ka qenë mbrëmë. Petriti, i biri, tashmë ka krijuar familjen e tij të re me bashkëshorten Jonën, dhe më të bijën dy muajshe, Harper.

I pyetur se si i duket vetja gjysh, Tusha tha se mbesa i ka vënë përballë përgjegjësive: “Na ka zbukuruar jetën, por edhe na ka vënë para përgjegjësisë…”, – tregon ai duke konfirmuar se e ndien vërtet sikur Harper është mjalti i mjaltit: “Unë kam edhe mamanë gjallë dhe asaj i them “ti e ke tri herë mjaltë”, – thotë ai me të qeshur.

Ndërsa vajzës, Amisës, e cila tashmë është studente që ka nisur të mendojë për familjen e re, meqenëse është e fejuar, tenori i ka kushtuar një këngë “Bija ime”, një kujtim mjaft i bukur që do t’i shoqërojë gjithmonë të dy. Pasi u publikua kënga, tregon Tusha, në shumë gëzime familjare i propozonin ta merrte edhe të bijën me vete dhe të këndonte bashkë me të (meqenëse ajo është edhe pjesë e klipit), por pas disa herëve, ai e kishte të vështirë t’i përmbante lotët: “I thashë vajzës që nuk do të të marr më me vete…” – tregon tenori pa i fshehur emocionet.

Burimi: Revista Class

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të parë
22.06.2020 - Prezantuesja shqiptare, Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi, janë bërë...

Remzie Osmani bëhet gjyshe, çifti gëzohen me një vajzë
16.03.2020 - Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani, së fundmi është bërë gjyshe. Gëzimin...

“Drita e saj më ndriçoi fort shpirtin”, moderatorja bëhet nënë për herë të parë
20.12.2019 - Moderatorja e njohur e sportit, Vilma Masha është bërë nënë për herë të parë....

Së shpejti do të marrin rolin e mbretit dhe mbretëreshës, por William dhe Kate duan që fëmijët e tyre të jenë me këmbë në tokë
20.12.2019 - Kate Middleton dhe Princi William janë të vetëdijshëm se fëmijët e tyre kanë një...

Granit Xhaka vë vajzën në gjumë, publikoi foton më të ëmbël
28.10.2019 - Futbollisti i mirënjohur, Granit Xhaka dhe gruaja e tij, Leonita janë një çift shumë...

Publikohen pamje, ja si e ka dekoruar shtëpinë Leonita për ardhjen e vajzës
18.10.2019 - Leonita publikon pamje nga dekorimi i shtëpisë. Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe...

Miranda Hashani shfaqet e lumtur pranë fëmijëve të saj
14.10.2019 - Këngëtarja Miranda Hashani është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar....

Ermali dhe Ariana bëhen prindër për herë të katërt
26.09.2019 - Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu,...

Nëse fëmijët tuaj bëjnë naze me ushqimin, lexoni këshillën e vyer të Aulona Mustës!
02.09.2019 - Aulona Musta, është një ndër gazetaret e cila është më aktive në rrjetet sociale,...

Genta Cana bëhet nënë për herë të parë
08.08.2019 - Moderatorja e njohur në emisionin e sportit në Klan Kosova është bërë nënë për...

Elita Rudi më në formë se kurrë, 5 muaj pasi solli në jetë Zërin shkruan dy fjalë për trupin e saj
07.08.2019 - Elita Rudi ka publikuar pak minuta më parë dy foto ku në fokus është fiziku i saj dhe...

I shpëtoi jeta për një fije, qëllohet makina e këngëtares shtatzënë
07.08.2019 - Ditën e sotme, reperja Yung Mami i ka shpëtuar jetës për mrekulli pas një skene të...

Ariana zbulon barkun në muajin e pestë të shtatzënisë
27.06.2019 - Shtatzënia duket se ka reflektuar shumë në pamjen e saj Gruaja e këngëtarit të njohur,...

Sara dhe Ledioni sërish prindër
31.05.2019 - Trashëgimtarja e Top Medias Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço do të bëhen prindër...

Aktori kosovar i bën një shkrim emocionues vajzës për ditëlindjen e gjashtë
31.05.2019 - Vajza e aktorit Jeton Zogiani ka festuar ditëlindjen e gjashtë. E me rastin e kësaj...

/komuniteti