Hip-hop artisti kosovar Da Ghost dhe modelja Saranda Shala janë në pritje të fëmijës së parë. Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur për emisionin Express se Saranda është shtatzënë.
Çifti është martuar në muajin maj, me një ceremoni martesore, ku të pranishëm qenë familjarët dhe miqtë e ngushtë të tyre.
Ndonëse jo shumë aktivë kohët e fundit, të dy, edhe Da Ghost edhe Saranda, janë mjaft të njohur në skenën shqiptare.
Saranda është një ndër modelet e para shqiptare të kohës së pasluftës. Ajo njihet për sfilata të shumta, ndërsa ishte edhe pjesë e ekspozitës së fotografit Arton Humolli, “Trup e shpirt”, e hapur në Tiranë. Fotoja e saj është një ndër fotot më të pëlqyera të këtij cikli të fotografisë së Humollit. Në të Saranda paraqitet e zhveshur, ndërsa me duar krijon shqiponjën dykrerëshe.
Ndërsa, Da Ghost ishte pjesë e “Infinit” dhe ka realizuar këngë të ndryshme, solo e bashkëpunime. Ndër më të njohurat të tij janë “Majt djatht”, “Kceni krejt shqip”, “Krejt anash” etj.
© KOHA