14.10.2019 - Këngëtarja Miranda Hashani është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.
Miranda me muzikë ka filluar të merret qysh nga mosha pesë vjeçare, kurse tani është e njohur për publikun shqiptarë kudo në botë.Këngëtarja 45-vjeçare e cila jeton në Gjermani, krahas angazhimeve që ka në punë është edhe një nënë shumë e përkushtuar për fëmijët e saj.
Hashani është e martuar prej vitesh me ndihmës trajnerin e futbollit në ekipin e Prishtinës Mentor Miftarin, ata janë prindër të dy djemve Donit dhe Detit. Miranda është shumë aktive edhe në rrjetet sociale ku publikon fotografi të ndryshme si nga ana profesionale ashtu edhe private.
Së fundmi në instagram ajo ka publikuar një imazh të bukur, ku shfaqet afër me djemve të saj.
Burimi: blic