22.04.2016 - Vitin e kaluar i pati dhënë fund beqarisë, ndërsa sot është një ditë shumë e rëndësishme për ish-futbollistin Uliks Emra.
Ai është bërë prind për herë të parë nga bashkëshortja e tij me të cilën u martua në korrik të vitit të shkuar.
“Mirë se erdhe Unik (Uliks) Emra…Kosoves ju shtua edhe një talent, numti 9 u rezervua”I ka uruar kështu mirëseardhje djalit të tij të porsalindur ish futbollisti.
Ndryshe Emra kujtohet për sukseset e tij dhe kontributin e madh në futbollin kosovar, por së fundmi ai ka ndërruar kapitull, si edhe shumë njerëz të fushave të ndryshme edhe ai i është futur politikës.
Burimi: gazetainfopress