22.05.2018 - Data e sotme ka qenë shumë e veçantë për futbollistin e njohur kosovar, Kushtrim Mushica, kjo pasi ai sot është bërë baba për herë të parë.
Futbollisti 35 vjeçar është i martuar me bukuroshen nga Prishtina, Linda Zatriqi.
Ata bënë kurorëzimin në ditëlindjen e Lindës, gjë të cilën Kushtrimi e quajti dhuratën më të mirë për bashkëshorten.
Lajmin për lindjen e djalit e ka bërë të ditur vet futbollist përmes një fotografie të hedhur në InstaStory.
Në fotografi shfaqen një tufë me tullumbace, të cilat uronin mirëseardhjen në jetë djalit të çiftit.
Burimi: telegrafi