06.07.2016 - Padyshim, Miriam Cani, mbetet si një nga figurat më të dashura dhe më të kërkuara të televizionit, po edhe e skenës muzikore.
Edhe pse e tërhequr muajve të fundit, kuptohet për shkak të angazhimit të saj në përkujdesjen ndaj Amelit të vockël, ajo vazhdon edhe më t’i mungojë fansave të saj të shumtë.
Ajo, megjithatë vazhdon të jetë aktive përmes rrjeteve sociale, sidomos Facebookut dhe Instagramit.
Në një nga fotografitë e fundit të saj, e shohim Miriamin shumë romantike buzë detit, poaq e bukur, ajo vazhdon të duket edhe si një mami e re dhe plot freski, shkruan Teleskopi.
Mjaft domethënëse janë edhe fotot e Miriamit, si ajo ku merr pjesë si nënë në një event dhe tjetra në fluturimin e parë me aeroplan poashtu si nënë.
Kjo është Miriami, e bukur dhe e këndshme si gjithmonë, e cila mundohet të plotësojë zbrastësirën me mungesën e saj dhe të jetë e pranishme përmes fotografive, enkas për fansat e saj.
Burimi: teleskopi