18.05.2015 - Këngëtarja Nora Istrefi ka lindur vajzën e saj të parë. Këtë e konfirmojnë disa burime, përfshirë edhe ish-Miss Albania Valbona Selimllari, që i uron mikeshës së saj, Norës, lindjen e vajzës!
Ajo shprehet që është e lumtur për Norën e cila ka lindur një vajzë të vogël. Gjinia e fëmijës ishte bërë i ditur edhe më parë, ndërsa data e lindjes u paralajmërua dje, kur vetë bashkëshorti dhe babai i fëmijës, Robert Berisha, shkruante në faqen e tij “Në pritje My Baby”.
Nora Istrefi, mësohet që ka lindur në një spital në Shkup, sipas “Kosovarja”. Ajo ishte shtruar që dje dhe bashkëshorti me mamanë e motrat e saj ishin të gjithë pranë Norës në këtë ditë të veçantë për të dhe të gjithë ata.
Këtë lajm e kanë konfirmuar edhe dy motrat e Norës, Nita dhe Era të cilat kanë falenderuar të gjithë fansat e tyre për urimet që iu kanë bërë
Nora është martuar me Robertin vitin e kaluar dhe menjëherë më pas ajo ka qenë pjesë e një spektakli vallëzimesh në Tiranë, “Dance with me” që nuk e çoi deri në fund pikërisht prej shtatzënisë. Nora ndërpreu aktivitetet artistike gjatë shtatzënisë, por jo daljet publike dhe fotot sexy me një trup që i ruajti linjat gjatë gjithë muajve të shtatzënisë.
Pritet të mësohet emri i vajzës së këngëtares ekstravagante.
Burimi: Telegrafi