19.08.2013 - Askush nuk e mohon që janë të bukura. Top modelet më të famshme të botës i lënë të gjithë pa fjalë.
Të gjata, simpatike, me fizikun perfekt dhe buzëqeshje magjepsëse. Ikona të një feminiteti, që shumë gra kërkojnë t’i ndjekin, por pa i arritur kurrë. Por, gjithsesi, nuk kanë qenë gjithnjë të tilla.
Yjet dalin sheshit duke publikuar fotot e fëmijërisë së tyre, atëherë kur nuk ishin ende “Top”, por vetëm Heidi, Gisele, Doutzen... Pikërisht si Alessandra Ambrosio, fytyra dhe trupi i “Victoria’s Secret”, askush nuk mund ta imagjinonte se do të bëhej një nga “ëngjëjt” e shtëpisë së famshme të intimeve.
Përkundrazi, premtonte shumë Candice Swanepoel, me ato sytë e kaltra nuk ishte e vështirë të mendoje se do të përfundonte një femër tërheqëse për këdo. Po ashtu, të shkëlqyera kanë qenë Chanel Iman, Jourdan Dunn dhe Madalina Ghenea. Princeshat e vogla janë rritur, por janë rritur mirë.../tch/