25.01.2017 - Geri Horner ka sjellë në jetë djalin e saj. Ish Spice Girls, sot 44 vjeçe ka bërë vetë publik lajmin në Twitter mëngjesin e kësaj të shtune. Ky është fëmija i parë për të dhe Christian Horner.
“Christian dhe unë jemi të lumtur tu bëjmë të ditur se djali ynë lindi këtë mëngjes dhe peshon 3.4 kg”, shkruan Geri.
Këngëtarja e dashur, e cila është edhe nënë e 10-vjeçares Bluebell, i ka shtuar postimit një emoji bebe. Djali i saj ka lindur në një ditë me anëtaren tjetër të grupit dhe mikeshë e mirë e saj, Emma Bunton.
E në fakt, para se të bënte publik lajmin për lindjen e djalit, Geri ka uruar mikeshën e saj për ditëlindjen. Dhe përgjigja e Emës në postimin e Gerit ka qënë me hashtagun “birthdaytwins”.
Burimi: Top Channel