12.12.2016 - Aurela Gaçe ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Këngëtarja shqiptare ka lindur një vajzë, pesë vjet pas Grace, fëmijës së saj të parë.
Ende nuk dihen detaje të tjera dhe emri i zgjedhur për vogëlushen nga këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Skerdi, por si nëna ashtu edhe vajza gëzojnë shëndet të mirë.
Vetë Aurela nuk e ka bërë të ditur këtë lajm të bukur, por ka qenë këngëtarja Eli Fara e cila e ka uruar kolegen e saj përmes një postimi në Instagram.
“Aurela Gaçe MAM për herë të dytë!!! Me jetë të gjatë vajza!!
Burimi: noa.al