28.01.2019 - Mund të jetë shpallur x herë fituese e çmimit Oscar dhe mund të jetë një nga aktoret më të paguara në botë, por kjo nuk e ka ndaluar aktoren Angelina Jolie t’u japë një mësim mbi përulësinë fëmijëve të saj, duke dalë për të shitur ushqim organik për qentë në një tezgë në mes të një parku.
43-vjeçarja po përflitet në mbarë botën për veprimin e saj mjaft human që është bërë viral! Ajo është fotografuar nga një aktore e re në moshë.
Veprimi i Jolie duket se e ka tronditur dhe futur në dilemë 27-vjeçaren e cila fotografoi aktoren e njohur, për shkak se ajo e publikoi foton e shkrepur në muajin nëntor vetëm ditën e djeshme e jo më parë.
Jolie po shiste produktet ushqimore organike për qentë së bashku me binjakët 10-vjeçarë Knox dhe Vivienne, si dhe vajzën 12-vjeçare, Shiloh.
Angeline me gjestin e saj është një shembull i mirë për të gjithë njerëzimin, pasi tregon kujdesin e veçantë që duhet të ndërmarrim ndaj kafshëve, duke i ushqyer me ushqim organik, i cili është më i shëndetshëm se gjithçka tjetër!
Jolie po mundohet t’i rrisë fëmijët e saj si çdo familje e zakonshme duke u mësuar punë të tilla që në moshë të re!
Burimi: kidstime