26.09.2019 - Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu, mbrëmë janë bërë prindër për herë të katërt të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ana.
Lajmin e bëri të ditur vet këngëtari përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Mirë se erdhe në jetë Ana”, ka shkruar krahas këtij imazhi artisti Fejzullahu, ku në foto veç vajzës së posalindur shfaqen edhe fëmijët e tjerë të tij.
Në ndërkohë, çifti Fejzullahu tashmë janë prindër edhe të tre fëmijëve të tjerë, Artit, Erës dhe Bunës.
Ariana po ashtu para një muaji i realizoi edhe një ‘Baby shower’, vajzës së saj, me shumë të ftuar kolege e mike të saj.
Ndryshe, Ermali dhe Ariana janë të martuar më shumë se një dekadë dhe gëzojnë një jetë të lumtur familjare.
Burimi: Telegrafi