21.05.2013 - “Aria sapo erdhi në jetë, është një thesar”… Ka qenë kjo fjalia që shoqëronte postimin e fotos së parë të Eneda Tarifës me të bijën, të porsalindur.
Ylli i skenave muzikore duket të jetë shumë e lumtur përkrah të voglës, Aria, e cila erdhi si bekim për familjen e këngëtares këtë të hënë. Këngëtarja dhe prezantuesja e suksesshme mungoi dje në skenën e “Portokalli”, pasi siç tha kolegu i saj, Salsano Rrapi “e kemi çuar të bëhet mami”.
Dhe nuk vonoi shumë që Aria të vinte. Eneda dhe Erjoni, bashkëshorti i saj e kishin zgjedhur emrin e vajzës disa javë përpara se ajo të lindte. Natyrisht që as Erjoni nuk mund të rrinte pa e shprehur gëzimin e të bërit baba dhe disa orë më vonë postoi në Facebook këtë status: “Aria lindi e shëndetshme dhe bukuroshe. E pastë jetën e gjatë dhe të mbarë”… Erjoni dhe Eneda nuk kanë bërë dasmë, por Aria e vogël është festimi më i mirë i dashurisë së tyre 15-vjeçare./gazetaexpress/