24.04.2015 - Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka njoftuar se së shpejti do të bëhet baba.
Një lajm i bukur për Lorik Canën. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka treguar se gruaja e tij, Monica është shtatzënë dhe se do të bëhet baba.
"Unë kam dashur të martohem me një femër shqiptare, por Monica më premtoi se fëmijët tanë do të flisnim shqip dhe do të mësonin traditat tona", ka thënë Cana gjatë emisionit "Kontrata".
Futbollisti i Lazios ka paralajmëruar se fëmija i tij i parë mund të vijë në jetë pikërisht në kohën kur Shqipëria do të luajë me Serbinë.
Burimi: arbresh.info