26.05.2014 - Gwen Stefani është fotografuar në rrugët e Los Anxhelesit me fëmijën e saj 3-muajsh, Apollo. Liderja e grupit “No Doubt” u pa edhe në shoqërinë e djalit të madh Kingston, 7 vjeç.
Mamaja e 3 djemve dukej shumë si gjithmonë“stylish”. Gjatë shëtitjes së tyre mungonte bashkëshorti i saj, Gavin Rossdale dhe djali tjetë Zuma, 5 vjeç.
Këngëtarja 44-vjeçare është duke kaluar sa më shumë kohë me familjen e saj dhe me të sapoardhurin në jetë, Apollon, përpara nisjes së sezonit të “The Voice”.
Stefani është trajnerja më e re për sezonin e shtatë të spektaklit muzikor, duke zëvendësuar Christina Aguliera e cila do të marrë disa kohë pushim pasi pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
Panelit të trajnerëve të “The Voice of America” do t’i shtohet edhe këngëtari i hitit “Happy”, Pharrell Williams./tch/