Kim Kardashian është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe në muajin qershor ajo ka konfirmuar lajmin se do të sjellë në jetë një djalë.
Sipas thashethemeve, raportohet se Kim dhe Kanye, të cilët janë prindër të vajzës 2-vjeçare North, kanë vendosur se si do ta quajnë djalin e tyre.
"Easton është emri i zgjedhur", ka thënë një burim i afërt me familjen për "MailOnline".
"Kourtney ju ka treguar disa vajzave në një festë në pishinë se emri i preferuar i Kanye për një kohë të gjatë ka qënë Easton. Edhe pse Kim nuk e ka pëlqyer në fillmin këtë emër, duket se më në fund ka rënë dakord", shton burimi.
/ Top Channel