11.02.2019 - Emina Çunmulaj është shumë aktive në Instagram dhe ndan çdo gjë me ndjekësit.
Si një nënë e përkushtuar, ajo na mban gjithmonë të informuar lidhur me rritjen e të bijave dhe shpeshherë përfiton për të na dhënë ndonjë këshillë nga eksperienca e saj. Mbrëmjen e kaluar, modelja ka treguar se ka disa ditë që qëndron zgjuar pasi vajza e saj e vogël nuk është ndjerë mirë. Fillimisht mjeku i kishte thënë që ishte një virus, por ajo e kishte ndjerë që kishte diçka më shumë.
“Ju betohem që sa herë ndjek instinktin rezulton që bëj shumë mirë. Mbrëmjen e kaluar po mendoja që nuk mund të jetë thjesht një virus. Vogëlushja ime, më në fund, po ndihet pak më mirë. Faleminderit vetes time që marr gjithmonë masat para kohe dhe e çova sërish te doktori sot. Doli që kishte infeksion në të dy veshët”, -ka shkruar Emina në Instastory.
Emina është bërë shumë emocionale teksa fliste në video dhe ka dhënë një mesazh për të gjitha nënat që të jenë të kujdesshme dhe të vëmendshme ndaj fëmijëve. Modeles i është kujtuar e ëma, të cilën e ka quajtur heroinë, pasi ka rritur gjashtë fëmijë.
Burimi: kidstime