20.10.2017 - E njihni si njërën ndër moderatoret e para madje edhe mjaft të dashura të ekranit kosovar, shkruan Kosovarja.
Merita Sekiraqa kohë më parë ishte në qendër të vëmendjes mediale, për shtatzëninë e saj të parë, si gëzim të cilin nuk hezitoi për asnjë momente t’a ndaj me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Madje, kjo ishte edhe arsyeja e shkëputjes së saj nga skena mediale, prej kohësh, por që rezultoi të jetë mjaft e këndshme falë të sapo bërit nënë. Merita Sekiraqa e Blerdi Malushi, prej sot do të njihen si prindër të vajzës, që e pagëzuan me emrin Nina. E çifti këtë e bëri të ditur përmes postimit të tyre të parë, ku shihet Merita sëbashku me vogëlushen e ëmbël.
Të lumtur tashmë si prindër për herë të parë, urojmë që një lumturi e tillë t’i përcjellë edhe në vazhdimësi.
Burimi: kosovarja