22.10.2013 - Kjo do të jetë një javë e madhe për Princin George të Kembrixhit, djalin e Princit William dhe Dukeshës Kate Middleton.
Foshnja mbretërore do të pagëzohet më vonë gjatë javës dhe këtë të hënë, "Daily Mail" publikoi disa foto intime të jetës së përditshme familjare të familjes mbretërore.
Në disa prej pozave shfaqet Princi William duke ndërruar panolinat e bebes apo duke e ushqyer me biberon, ndërsa në imazhin më të bujshëm, ai, Kate dhe George lahen të tre brenda një vaske.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për ndonjë "lajthitje" të pretendentit të dytë në radhë të fronit dhe as të Mbretëreshës, por për punën e shkëlqyer të artistes Alison Jackson, që realizoi këto poza me disa sozi pothuajse identikë me çiftin.
Imazhet u bënë edhe më të besueshme, nga puna e kujdesshme e Jackson me këndin e realizimit të imazheve, por ajo pretendon se në asnjë moment nuk është përdorur "Photoshop" apo programe të tjera për të bërë më të besueshme imazhet./tch/