24.12.2018 - Aktorja meksikane e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj kryesor në serialin “Rubi”, ka sjellë në jetë fëmijët binjakë. Ajo tani është bërë nënë e pesë vajzave
Jacqueline Bracamontes është aktorja meksikane, e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur nëpërmjet disa roleve shumë të suksesshme. Vetëm dy ditë më parë ajo u bë përsëri nënë dhe në jetë erdhën dy vajzat e saj, Emilia dhe Paula. Tani ajo është nënë e 5 vajzave dhe më e lumtur se kurrë ka festuar ditëlindjen e saj.
Ende pa e mbushur 1 vjet, Zaimina ia mëson notin vajzës së saj
Sigurisht që në një ditë si kjo surprizat e shumta nuk kanë munguar dhe më të bukurën e ka marrë nga bashkëshorti i saj. Ai e ka mirëpritur në shtëpi me një ambient të mbushur me tullumbace gold dhe rozë, të cilat krijojnë një atmosferë vajzash.
E lumtur për këtë, aktorja ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video për të bërë pjesë të festës edhe fansat e saj.
Burimi: revistawho