12.12.2018 - Ka qenë mjaft e kujdesshme në ekspozimin e vogëlushes së saj ndaj kamerave, por kur bëhet fjalë për festat kombëtare gjithçka është ndryshe.
Bukuroshja 3 vjecare Hana, vajza e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka, tashmë duket një zonjushë e vërtetë, e cila mund të shoqërojë mamanë e saj në aktivitete publike, festive.
Hana dje nuk i ka shpëtuar fokusit të aparatevë fotografikë, ndërsa është fotografuar duke u ngjyrosur në fytyrë me kamufulazhin e forcave speciale.
Festa e Çlirimit, për Forcat e Armatosura dhe qytetarët erdhi dje në një formë krejt ndryshe. Pedonalja e kryeqyetit për disa orë shërbeu si vendtakimi mes efektivëve të FA dhe qytetarëve, të cilët populluan të gjitha stendat. Surpriza e “Ditës së hapur me FA” ishin uniformat e reja të Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura, e cila performoi gjatë gjithë paradites, duke sjellë një atmosferë festive për fëmijët dhe të rriturit.
Burimi: kidstime