17.08.2016 - Mirjeta Bajramaj është vajza që u bë e njohur në “Big Brother 4”, e cila u bë nënë për herë të parë e djalit Lukas, para gjashtë muajsh.
Ajo jeton me familjen e re në Londër dhe ndodhet në Shqipëri për pushime në plazhin e Himarës. Me linjat shumë elegante i ka çuditur të gjithë, edhe pse kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga lindja e fëmijës. “Kam rikthyer trupin në formë me kujdes të mirë, gatime organike dhe ushqim tri herë në ditë me orar.
Më ka ndihmuar gjithashtu të humb në peshë kujdesja ndaj djalit, ndërkohë që për tonifikim kam bërë shumë not pas lindjes, sporti që realisht bën mrekulli për trupin. Dua të theksoj faktin që palestrën nuk e lashë as gjatë shtatzënisë, ndaj pas lindjes trupi u rikthye në gjendjen e mëparshme që në javën e gjashtë”, tregon Mirjeta, shkruan “Panorama”. Edhe kur ishte në shtëpinë e “Big Brother” ajo ra në sy për trupin e gjatë e linjat e holla si të një modeleje.
Burimi: gazetaexpress