Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Shtatzënë për herë të dytë, Aurela Gaçe zbulon gjininë e fëmijës

01.08.2016 - Ajo është në pritje për t’u bërë nënë për herë të dytë dhe tashmë ka mësuar gjininë e fëmijës.

Këngëtarja Aurela Gaçe, e cila si fryt i martesës me bashkëshortin Skerdi, ka edhe një vajzë me emrin Gace, ka zgjedhur ditën e sotme, për të zbuluar se është në pritje të një vajze tjetër. Në një postim të bërë në profilin e saj në Instagram, ajo shkruan: “Po vjen? Princesha tjetër.

Zoti na dha mundësinë të bëhemi prindër të një vajze 4 vjet e gjysmë më parë....e tani ajo do të bëhet me një motër të vogël. Ne jemi shumë të lumtur për dhuratën e Zotit. Zot faleminderit që e kam këtë mundësi, mundësinë t’i jap jetë një krijese tjetër, mundësinë ti dhurojmë Grace një motër që kam bindje që do ta duan shumë njëra -tjetrën (oh se harrova.

E bëra vetë gjithë atë shkrim me gurë në fustan, i ngjita një nga një me durim e shumë dashuri). Uroj nga thellësia e shpirtit që një lajm të tillë ta marrin sa më parë ato vajza që mezi presin të bëhen nëna. Zoti ja u dhëntë këtë mundësi” 

Burimi: noa.al

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: