06.02.2019 - Pavarësisht se është një personazh i njohur për publikun, nuk dëshiron që të tregojë detaje për jetën e saj private.
Rudina Magjistari prej tre vitesh është nënë e vogëlushes Mia dhe sot tregoi për herë të parë se kush kujdeset për të.
Moderatorja e njohur shqiptare u shpreh se nuk ka zgjedhur asnjëherë që vajza e saj të rritet me një dado, por vetëm me praninë e saj dhe të bashkëshortit, sportistit Xhavit Bajrami.
“Nuk kam pasur kurrë dado. Përveç një zonje që mund të më ndihmonte të qëndronte dy orë me të, nëse kisha një punë. E kemi mbajtur gjithmonë unë dhe bashkëshorti im dhe shpesh e marrim me vete në punë”, tregoi Rudina gjatë emisionit të saj.
Burimi: kidstime