04.07.2016 - Pas publikimit të lajmit nga vetë këngëtarja Aurela Gaçe, se është në pritje të fëmijës së dytë, shoqja e saj e ngushtë Eli Fara, nuk ka vonuar ta urojë përzemërsisht.
Duke shpërndarë foton që ka publikuar së pari Aurela, Eli i drejtohet me këto fjalë mikshës së saj: “Ah moj xhan... Gëzoj shume për ty qe po plotëson veten dhe familjen me një krijesë tjetër.. të paktën kam ëndërruar tre fëmijë për vete.. Dhe kur të shof ..them lum @aurelagaceofficial ..meriton të jesh e lumtur.. ".
Eli Fara është nëna e një vajze dhe lajmi për shtatzaninë e Aurelës duket se e ka gëzuar pa masë.
Burimi: noa.al