Drenusha Latifi është bërë nënë. Ajo në jetë ka sjellë një vajzë të bukur që e kanë pagëzuar me një emër të veçantë Ynves. Drenusha ka lindur në një spital në Helsingborgut të Suedisë, në të cilin vend jeton prej vitesh. Drenusha ka dhënë një intervistë për portalin tonë bebaime.com ku shpalos detaje interesante që nga koha e shtatzënisë, e gjer te lindja e vajzës.
Bebaime.com: Drenusha ju sapo jeni bërë nënë, keni sjellë në jetë një vajzë. Na flisni pak për emocionet e para?
Drenusha Latifi: Lirisht mund të them ishte ndjenja më e mirë në botë. Gjithçka ishte emocionuese edhe po vazhdon të jetë akoma. Nuk po besoj që unë jam ajo që e solla në jetë vajzën time. Çdo ditë është shumë e bukur dhe me plotë vullnet kur ke në krah fëmijë tënd.
Bebaime.com: Vajza ka një emër shumë karakteristike. E kujt ishte ideja për ta pagëzuar me këtë emër?
Drenusha Latifi: Ideja ishte e babait të Ynves Atillës, emri do të thotë “YouNeverWalkAlone”, ne e kemi bërë me V për arsye që në Suedi nuk ekziston W por atë kuptim ka.
Bebaime.com: Ku keni lindur në cilin spital, kur dihet se ju jetoni jashtë Kosovës?
Drenusha Latifi: Në Suedi në spitalin e Helsingborgut.
Bebaime.com: Cilat kanë qenë fjalët e para që keni thënë pasi keni parë vajzën?
Drenusha Latifi: Çika jem, normalisht tërë kohën e kam puthë dhe e kam harruar gjithçka tjetër në ato momente. Vetëm unë edhe ajo kemi ekzistuar, ndjenja më e mirë.
Bebaime.com: Si ndiheni tani si nënë, çfarë peshe ka ky emër?
Drenusha Latifi: Tejet e lumtur me statusin e ri që më dhuroi Zoti, nënë, ky emër ka peshë sa nuk matet me asgjë në botë.
Bebaime.com: Si ju ka shkuar shtatzënia?
Drenusha Latifi: Në fillim ishte e vështirë. 4 muajt e parë pastaj filluan të normalizoheshin gjërat, sidomos në fund unë ndihesha tepër mirë.
Bebaime.com: Tani sa ka ndryshuar jeta juaj pas lindjes së vajzës?
Drenusha Latifi: Normalisht se ka ndryshuar shumë. I gjithë fokusi është te Ynva edhe për momenti mua s’më intereson asgjë tjetër.
Bebaime.com: Cili është mesazhi juaj për nënat dhe gratë shtatzënë?
Drenusha Latifi: Mos të shqetësohen nënat dhe shtatzënat, sepse unë këtë problem e kisha në shtatzeni, kisha shumë frikë si do të shkoj lindja, a do të jetë fëmija normal, etj. Të ushqehen shëndetshëm, të ecin sa më shumë, sepse unë kam ec aq shumë sa nuk di të them, prandaj edhe lindjen e kisha shumë të lehtë. Po ashtu le të përmbahen rregullave të doktorit të tyre pastaj pas lindjes lind vetë ndjenja e mëmësisë, të merresh vet me fëmijë, ti japësh gji etj., gjithçka është shumë e bukur, dhe nuk ka pse të brengosen nënat.
Intervistoi: TEUTA SINANAJ