Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin më të madh shqiptar, “Kënga magjike 2015”. Elida në një intervistë dhënë portalit bebaim.com flet për familjen dhe djemtë e saj.
Bebaime.com: Fillimisht na tregoni me disa fjalë se a ka diçka të re në muzikë dhe pse kaq gjatë jeni jashtë skenës?
Elida Kryeziu: Në muzikë ka të re në këtë vit. Kam fituar të drejtën e pjesëmarrjes në festivalin “Kënga Magjike”, në Tiranë. Kënga është promovua në javën e parë dhe isha e para që promovova këngën në emisionin më të shikuar në “TV KLAN”, në emisionin “E diela shqiptare”, dhe jam shumë e kënaqur me pritjen nga stafi i “TV KLAN”, e sidomos nga publiku, i cili fare nuk më kishte harruar. Deri tani kam munguar në skenë, sepse iu kushtova më tepër jetës private dhe dy engjëjve të mi, djemve Dioni dhe Andi.
Bebaime.com: Ti kthehemi familjes. Dimë qe keni dy djem. Na tregoni pak për familjen. Kush është bashkëshorti juaj dhe na flisni rreth fëmijëve?
Elida Kryeziu: Po kam dy djem Dionin dhe Andin. Bashkëshorti im është Ardiani mjek specialiste anazteziolog, i cili më përkrah në çdo aspekt e sidomos në arritjen dhe vazhdimin e karrierës time muzikore. Ardiani të cilin ne shkurt e quajmë Ardi, është edhe adhurues i muzikës si dhe luan në instrument kitarë, po ashtu dhe këndon, ka talent në këndim. Fëmijët Dioni këtë vit ka filluar shkollën, është në klasë të parë. Edhe unë me të fillova shkollimin nga e para. pra klasën e parë meqë gjatë gjithë kohës jam edhe mësuesja e tij. Dioni është shumë aktive, por megjithatë më duhet ta përcjellë duke i bërë detyrat. Ndërsa, Andi është vetëm 3 vjeç, por ka shumë talent, dëshiron këndimin, mëson shumë vjersha, këngë, është i interesuar për instrumentin kitarë dhe piano dhe që të dy instrumentet ia kam siguruar, natyrisht me madhësitë e moshës së tij.
Bebaime.com: Ndonëse tani ka kaluar një koha mund të na tregoni për lexuesit e portalit tonë se si ka qenë ndjenja kur për herë të parë e keni kuptuar se jenin shtatzënë dhe do të bëheni nënë?
Elida Kryeziu: Gjatë gjithë jetës kam qenë shumë e dhënë pas fëmijëve, edhe pse nuk isha nënë, por me të kuptuarit se jam shtatzëne ishte një ndjenje e veçantë që është vështirë të shpjegohet e të përcillet me fjalë. Është ndjenjë që besoj se çdo femër e mirëpret dhe e ëndërron. Të qenurit nënë është besoj dhurata me e dashur për çdo grua dhe uroj që secila grua të përjetoj këtë.
Bebaime.com: Cilat janë fjalët e para që keni thënë pasi e keni parë djalin tuaj?
Elida Kryeziu: Fjala e parë ka qenë ylli im, faleminderit o Zot që më bërë nënë me një fëmijë të shëndosh, qofsh i lumtur përherë biri im, të dua shumë dhe e kam puthur në ballë.
Bebaime.com: Në lindjen e dytë keni përjetuar emocionet e njëjta, apo keni qenë më e përgatitur psikikisht dhe gjërat i keni marrë më lehtë?
Elida Kryeziu: Edhe në lindjen e dytë kisha të njëjtat emocione. Ishte tre vjet pas djalit të parë, por me Andin nuk kisha problemet shëndetësore si të Dionit, por këtu ndodhi një mrekulli se unë linda fëmijën më të shëndetshëm dhe me peshë 5 kilogram e 200 gram dhe ishte jo e lehtë, por shumë e bukur sepse fëmija ishte veç se i rritur dhe shumë atraktiv për të gjithë stafin e spitalit si dhe gjithë atyre që dëgjuan dhe filluan vizita të pa ndërprera dhe interesimi për ta pare foshnjën me atë peshë.
Bebaime.com: Tash kur fëmijët janë rritur janë shtuar më shumë kërkesat?
Elida Kryeziu: Tani kur fëmijët janë rritur e vërtet kanë më tepër kërkesa, por kam shumë fat se me fëmijët mund të bisedoj dhe të koordinohemi si dhe të kuptohemi shumë mire se çka mund të realizohet nga kërkesat e tyre dhe çka jo, si dhe kohën kur mund të realizohen duke llogaritur kohën time ditore dhe angazhimin tim në punë.
Bebaime.com: Çka kujtoni nga fëmijëria e hershme e fëmijëve tuaj, ndonjë moment interesant, vështirësi?
Elida Kryeziu: Vështirësia e parë ishte kur fëmija u sëmur për herë të parë. Mua mu duk se çdo gjë për mua po përfundon, por ja qe me ndihmën e vjehrrës unë u qetësova dhe pastaj isha më e përgatitur për çdo gjë tjetër rreth fëmijës.
Bebaime.com: Sa sipas jush sot nënat janë të vetëdijesuar dhe kujdesen shumë në rritjen dhe emancipimin e fëmijëve?
Elida Kryeziu: Me shume keqardhje, por kam has dhe kam dëgjuar nga shoqet se ka nëna të cilat nuk merren shumë me fëmijën e tyre si për shembull as nuk i ushqejnë me gji ngase ju duket keqtrajtim, gjë që unë e kam kryjer me shume kënaqësi dhe pa asnjë përtese. Fëmija është kënaqësi, por dhe shumë obligim dhe kërkon përkushtim, kujdes dhe natyrisht shkollim dhe emancipim.
Bebaime.com: Cila është këshilla juaj për gratë shtatzëna dhe nënat e reja?
Elida Kryeziu: Nuk di a guxoj të këshilloj nënat, sepse nuk jam e shkolluar për këtë, por nga eksperienca mund ti këshilloj që gjatë shtatzënisë të kujdesen për vete, sepse me kujdesin ndaj vetes ato do të kujdesen dhe për shëndetin e fëmijës në ardhje. Duhet të jenë të qeta, në humor të mire dhe të pushuara, të ushqyera mirë, pasi mjekësia thotë se të gjitha këto fëmija do ti trashëgoj nga nena, e nënat e reja tani janë pothuaj të gjitha të shkolluara dhe i kuptojnë këto gjëra.
Bebaime.com: Ju personalisht a do ta rritni në të ardhmen edhe më shumë familjen?
Elida Kryeziu: Në të ardhmen nuk mendoj ta rris më tepër familjen, edhe pse kam kërkesë personale si dhe nga dy anët që të kemi dhe një fëmijë, por kërkesa dhe dëshira e gjithë neve është që fëmija i tretë mundësisht të jetë vajzë, po meqë kjo gjë nuk ka garanci andaj dhe dyshimi im është të mbetet me kaq, e te përkushtohem rritjes e shkollimit dhe realizimit të kërkesave të djemve të mi në jete dhe në të ardhmen e tyre.
Intervistoi: TEUTA SINANAJ