Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme humoristike , teatër , filma etj. Po ashtu ai është krijues dhe aktori i serialit “Çka ka shpija”. Është i martuar me Vlora Kadrijaj-Rafuna dhe tani janë bërë prindër për herë të parë. Në një intervistë dhënë për portalin bebaime.com aktori Rafuna rrëfen pë emocionet e të qenurit prind.
Bebaime.com: Para pak ditësh jeni bërë për herë të parë baba. Mund të në tregoni si jeni ndjerë?
Naser Rafuna: Ndjesia e të qenit baba dmth motivi më i lartë për jetën, njohja me dhuratën më të mirë që të dhuron Zoti-mëshirën.
Bebaime.com: Ju jeni bërë baba për herë të parë. Prindërit zakonisht në fëmijën e parë hasin në shumë vështirësi. Keni dhe ju si prindër të rinj këto shqetësime?
Naser Rafuna: Si kulturë jam i mësuar ta them të vërtetën edhe kur është kundër meje, sepse është lehtë të thuhet se s’ka shqetësime përpos gëzim etj.,por çdo prind e di se fëmija ti ngjall disa ndjenja ose dalin si të forcuara pa kontroll, por nga ndërdija, sepse fëmija është shqetësim e gëzim. Çdo gjë e re ka edhe ndjenja të përziera, por me pjekuri dhe masë tejkalohet çdo gjë për këtë dhuratë dhe mëshirë nga Zoti.
Bebaime.com: Si e keni pagëzuar djalin?
Naser Rafuna: Djali im quhet Jar.
Bebaime.com: Si ka qenë momenti kur për herë të parë e keni mbajtur djalin në dorë?
Naser Rafuna: Momenti ishte i tillë si në vijim: si diçka që të ardhur dhuratë, e që ka identitet tëndin, por nuk është i yti, sepse jemi krijesa që vijmë si dhuratë nga Krijuesi. Si diçka që thua: mu dha tërë bota.
Bebaime.com: Tash që jeni prind i ri jeni mësuar me jetën e re, dinamikën e saj, të rrish pa gjumë natën etj?
Naser Rafuna: Edhe ashtu në krejt botën artistët nuk flenë natën edhe aq. Aktori A.Hopkins thotë: Artist i ngopur në gjumë s’mund të jetë i tillë. Kjoështë kështu, sepse kanë nevojë për qetësi te madhe, koncetrim të larte dhe kreativiteti profesional vjen në shprehje më shumë në atë kohë, kështu mendojnë.
Bebaime.com: Si prindër të rinj sa jeni interesuar për të gjetur informata, këshilla e materiale të ndryshme për lindjen dhe tash rritjen e fëmijës?
Naser Rafuna: Po kemi blerë libra, kemi informata. Gruaja ime është në ekstrem e përkushtuar ndaj fëmijës, si ndaj meje.
Bebaime.com: Sa po arrini që ti ndihmoni bashkëshortes rreth fëmijës, kur dihet se ju jeni aq shumë i zënë me projekte të ndryshme?
Naser Rafuna: Gjithmonë e them, familja është familje. Puna diçka që duhet për mirëqenie dhe jetesë modeste për familje. Unë gjithmonë kam përkushtim ndaj familjes, shoqërisë së ngushtë dhe profesioni është si diçka dytësor, porme dashurinë parësore.
Bebaime.com: Cila është këshilla juaj për prindërit e rinj?
Naser Rafuna: Sa ma shumë fëmijë u lindshin në këtë vend dhe mos lashtë Zoti askënd pa evlad. E për këshillë, së pari familja e shëndosh, pastaj vet nevojat e fëmijës janë këshillë për prindër të rinj.
Intervistoi: Teuta SINANAJ