Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me radhe e kemi parë në ekranin e televizionit KTV. Ajo pas një pushim, sepse dy herë është bërë nënë i është kthyer sërish ekranit, por kësaj radhe ne televizionin “Tribuna Chanel”. Në këtë intervistë dhënë për portalin bebaime.com Mirjeta tregon disa detaje nga jeta e saj bashkëshortore, ku me theks të veçantë flet për dy djemtë e saj Aronin dhe Lorenin.
Bebaime.com: Mirjetën e njohim si prezantues në disa emisioni në KTV. Çka është duke bërë për momentin Mirjeta?
Mirjeta Morina: Për 12 vjet me radhë unë kam punuar në Koha Vision, në disa emisione të ndryshme në fillim si gazetare, prezantuese e zëvendës producente. Por tash një muaj kam filluar projektin e ri në televizionin "Tribuna Chanel", ku udhëheq programin e pasdites.
Bebaime.com: Keni udhëhequr shumë emisione dhe jeni mjaft e njohur, por në realitet sa është e vështirë puna e prezantueses?
Mirjeta Morina: Shikuesit kanë fatin të shohin vetëm punën tonë finale. Në realitet është shumë më shumë punë që bëhet për të ardhur deri te prezantimi i asaj që shohin shikuesit tanë. E kur punon një kohë të gjatë, çdo ditë e më shumë thellohet përgjegjësia ndaj shikuesve tuaj. Për asnjë moment nuk duhet të dal pa përgatitur dhe asnjëherë të mos i japim informata të gabueshme, duhet të kujdesemi që modelin që kemi krijuar për shumë shikuese të mos e zhgënjejmë. Duhet të kujdesemi për dukjen tonë, për zërin, për çdo fjalë që e themi. Duhet të jemi të informuar për çdo tema që e shtjellojmë. E tëra kjo tregon që nuk është një profesion edhe aq i lehtë. Nuk është thjeshtë të dalim para kamerave.
Bebaime.com: Të flasim tani për familjen. Nga kush përbëhet familja juaj?
Mirjeta Morina: Unë jam e martuar me gazetarin Lulzim Demolli, tash e tri vite. Nga dashuria jonë Zoti na fali dy fëmijë, Aronin dhe Lorenin. Unë dhe familja ime jetojnë në Prishtinë.
Bebaime.com: Na flisni me shume për djemtë, çfarë moshe kanë etj?
Mirjeta Morina: Ai i cili më bërë nënë është Aroni që tani ka 2 vite e gjysmë e ai që i dha edhe më shumë gjallëri shtëpisë është Loreni që ka 1 vit e 3 muaj. Aroni është djalë shumë i dëgjueshëm, tolerant, i dashur dialogues gjatë tërë kohës i buzëqeshur dhe ka një sharmë të pa rezistueshëm. Ndërsa, Loreni është shumë energjik, dominant, imponues, kureshtarë dhe më i mrrolur. Por, dytë bashkë përbëjnë lumturinë e familjes, harenë dhe zhurmën.
Bebaime.com: Si ka qenë për ju ai moment kur për herë të parë keni kuptuat se do te bëheni nënë?
Mirjeta Morina: Momenti e parë kur unë pash atë testin që dha shenjën pozitive, fillimisht thash “jo nuk është e vërtet”, dhe prita se mos po ndryshojnë shenjat në test. Dhe jo nuk ndryshuan. U shokova dhe menjëherë më rrodhën lotët e lumturisë. Por ky ishte vetëm një lajm se do të bëhesha nënë. Momenti i parë kur ndjeva se do bëhem nënë ishte ai kur mora shqelmin e parë të një krijese që rritej brenda meje. Aty filloi një frikë brenda meje. A do të jem një nënë e mirë, a do të mund të zgjohem natën, a do ta dëgjoj kur qan, a do të di ta ushqej, ta pastroj e ta mbaj. Në atë moment nuk e dija se nëna di ti bëjë të gjitha, e unë po bëhesha nënë.
Bebaime.com: Jeni ballafaquar me ndonjë vështirësi në fillim?
Mirjeta Morina: Më kujtohet si sot kur ne morëm Aronin për ta pastruar. Ai ishte diku rreth 3 javë. Ne filluam ta zhveshim, por për një moment u ngatërruam dhe nuk mund t’ia heqim benkicën, ndërsa beba filloj të qaj, e kapi lemza, na dukej se po bëhej shumë ftohët. Na kapi paniku, sepse as nuk mund t’ia vishnim as zhveshnim atë benkicë të ngushtë. Për një moment burri ka marr gërshërët dhe ia kemi prerë benkicën.
Bebaime.com: Po bashkëshorti sa ju ndihmon rreth fëmijëve?
Mirjeta Morina: Unë jam me fat. Unë dhe burri im jemi ekip që punojmë bashkë në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Luli është një prind i shkëlqyeshëm. Pa të nuk di si do t’ia dilja. Pos që kujdeset për fëmijët, t’i ndërroj ata, ti pastroj, luaj me ta, ai më ndihmon shumë edhe rreth punëve të shtëpisë. Ai shpesh më inkurajon që unë të dal me shoqe në mbrëmje kur unë kam nevojë për pushim. Të vetmen gjë që nuk di ta bëjë mirë është, t’i ushqej fëmijët.
Bebaime.com: Sa ndryshoi jeta juaj me lindjen e djemve?
Mirjeta Morina: Jeta ime ka ndryshuar tërësisht. Unë nuk flejë më aq gjatë. Daljet jashtë tani janë shumë më të komplikuar. Nuk duhet të kujdesëm më se a kam vënë buzëkuq në çantën time, por a janë aty pelenat, palomat, veturat lodra etj. Shkuarja në punë bëhet pasi ti kem përgatitur të gjitha për dy djemtë e mi. Nuk jam më prioritetja në shoping. Pra, amësi ka ndryshuar çdo gjë, dhe jeta ime kurrë nuk do të jetë e njëjtë. Do të jetë më e lodhshme, por jo monotone. Ekrani më ka bërë mua një moderatore, e fëmijët e mi më kanë bërë moderatore të jetës sime. Jam me fat që kam këtë rolë të ri në jetën time.
Bebaime.com: Prej se je bërë nënë a je bërë më e ndjeshme?
Mirjeta Morina: Vetëm atëherë kur jam bërë nënë, kam kuptuar se si nëna ime kishte atë ndjesi ta kuptoj se çfarë thotë një fëmijë, edhe atëherë kur nuk flet, edhe atëherë kur nuk qanë, e nuk qesh. E ndjen në shpirt dhimbjet e fëmijës. Edhe unë jam bërë nënë, jam bërë shumë më e ndjeshme.
Bebaime.com: A bëjnë naze fëmijët në ushqim?
Mirjeta Morina: Eh ushqimi. Pika e dobët e Aronit dhe momenti i lumtur i Lorenit. Unë mendoj se nëse një nënë shkatërrohet është kur fëmija i saj nuk ha. Është djali i madh që duhet ndjekur me ushqim. Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse ai bënë naze në ushqim, edhe pse jam munduar në disa mënyra t’ia largojë këtë ves të keq. Për fat të mirë djali i vogël nuk e ka një ves të tillë. Loreni nuk zgjedh ushqim dhe ha shumë mirë.
Bebaime.com: Cili është ushqimi i preferuar i fëmijëve tuaj?
Mirjeta Morina: Përderisa Aroni preferon më shumë pasta dhe pemë të freskëta, Loreni është i dashuruar në perimet. Që të dy jam më shumë vegjetarian, por unë mundohem që tu ofroj edhe mish dhe produkte tjera që kanë vlera ushqyese dhe vitamina që ata kanë nevojë.
Bebaime.com: Cilët janë momentet apo kujtimet e djemve tuaj që nuk do ti harroni kurrë?
Mirjeta Morina: Dy engjëjt e mi çdo ditë më japin momente të paharrueshme. Unë nuk do ti harroj për asnjë moment buzëqeshjen e tyre të parë, kur më kanë thirr MAMË, kur kanë filluar të ecin e të rrëzohen. Ata çdo ditë më befasojnë me ndonjë të bëme të tyre dhe çdoherë mundohem që ti shënoj këto momente nëpërmjet fotografisë apo incizimit të videove.
Bebaime.com: Cila është këshilla juaj për gratë shtatzënë dhe nënat e reja?
Mirjeta Morina: Unë u them të mos frikësohen të fillojnë një jetë të re. Të mos nguten, por të gjejnë momentin e duhur për ta shijuar ndjesinë e të qenit nënë. Dhe i uroj çdo femre që të ketë fatin të bëhet nënë. Është gjëja më e bukur që mund ti ndodh një femre në jetën e saj. Me këtë lumturi do të vijnë edhe përgjegjësit, por që secila nga to do t’ia del me shumë lehtësi dhe kënaqësi.
Intervistoi: TEUTA SINANAJ