Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër kreatoret më të njohura në Kosovë. Një profesion i nisur qysh prej kohës, ka vite që ka dhënë rezultatet e veta. Sot, kreacionet e Blerinës i mbartin emrat e njohur të politikës, siç është presidentja Jahjaga, si dhe shumë njerëz tjetër të njohur. E reja e presidentit historik Rugova nuk do të ndalet me kaq, ajo ka shumë plane që pritet ti jetësojë. Në këtë intervistë dhënë për portalin bebaime.com, Blerina Kllokoqi-Rugova flet për familjen dhe fëmijët.
Bebaime.com: Blerina ka vite që është ndër emrat më të spikatur që modën e ka dërguar në një standard tjetër, pra keni vënë standardin tuaj si kreatore me shumë talent dhe ide. Për të arritur këtu, ka qenë një rrugë e gjatë, por që ju ia keni dal mbanë?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Në çdo profesion duhet edhe sakrifica, pa sakrificë suksesi jonë nuk do të kishte kuptim.
Bebaime.com: Keni bërë disa sfilata që do të mbahen në mend, mirëpo duket se së fundmi ka një ngecje të përgjithshme ndaj sfilatave, pse ndodh kjo?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Është e vështirë të veçohet ndonjëra, secila e ka kuptimin e vetë, dhe është e veçantë në mënyrë të vetë. Duke filluar nga sfilata e parë, para shtatë vitesh me fëmijë e deri te kjo e e fundit, ku fëmijët e BKR u rritën.
Bebaime.com: Ju jeni kreatore e të parës së vendit, zonjës Jahjaga. Pa dyshim se ky është një privilegj për ju?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Normalisht ka qenë privilegji i brendit tonë që presidentja të vishet me BKR.
Bebaime.com: Kush tjetër nga të njohurit vesh krijimet tuaj?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Kemi shumë dhe nuk do ti kisha veçuar asnjërën.
Bebaime.com: Të flasim tani për familjen. Të gjithë e dimë se ju jeni e martuar me djalin e ish presidentit historik të Kosovës. Na flisni pak se si është të jesh nuse në një familje presidenciale?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Të jesh e reja e presidentit më jep nderë të dyfishtë. Është kënaqësi kur njerëzit të prezantojnë si reja e presidentit Rugova.
Bebaime.com: Ju keni dy fëmijë, një djalë e një vajzë. Na flisni pak për ta. Sa vjeç janë, shkojnë në kopësht dhe shkollë?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Eva ka ardhur në jetë në vitin 2007, vit ku unë u plotësova me të gjitha. Pas katër vitesh lindi dhe Ariani. Eva është në shkollë publike, në afërsi të shtëpisë tonë, ndërsa Ariani është në “SoS Kopshtin e Kosovës”.
Bebaime.com: Duket se vajza juaj, Eva ka shpirt human, sa që ka prerë flokët për t’ia dhuruar dikujt. E ka trashëguar këtë gjest human nga familja?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Po është dhunti që e ka trashëguar nga familja.
Bebaime.com: Po ashtu keni marrë pjesë familjarisht në instilacionin për dhurim të fustaneve për gratë e dhunuara. Ky, është gjest shumë i mirë për tu ndihmuar këtyre grave?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Familja e presidentit ka dhënë shumë për Kosovën dhe ende do të jep.
Bebaime.com: Pa dyshim se te një nënë e re, sfida kryesore te fëmija i parë është se a mund t’ia dalë mbanë dhe natyrisht se i duhet ndihma e dikujt tjetër. Krahas, ndihmës së bashkëshortit, kush ju ka ndihmuar në rritjen e fëmijëve?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Jam bërën nënë në moshën 22 vjeçe për herë të parë, dhe normalisht që ndihma e nënës së Mendimit ka qenë e domosdoshme.
Bebaime.com: A mund të na flisni disa fjalë se si jeni ndjerë në momentin e parë kur keni pasur fëmijën në krahët tuaj?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Eva ka lindur në QKUK, dhe pyetjen e parë që e kam bërë ka qenë a ka lindur normal krejt. Eva më ka frymëzuar për koleksion e fëmijëve.
Bebaime.com: Të qenurit nënë është gjë e jashtëzakonshme, që do shumë mund e sakrificë të bësh për fëmijët tuaj. Çka sipas jush duhet prindërit, të bëjnë që fëmijët të rriten ashtu si duhet?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Falë Zotit që kam përkrahjen e familjes dhe çdo sfidë e tejkaloj. Të jesh nënë është emocioni ma i mirë që kam pas ndonjëherë.
Bebaime.com: Cilat janë ato momente të dy fëmijëve tuaj që nuk do ti harroni asnjëherë?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Normalisht si çdo nënë, fjalët e para, dhëmbi i parë, hapat e para.
Bebaime.com: Viteve të fundit në Kosovë është shtuar lindja me operacion (prerje cezariane). Mund të arsyetohen gratë që kanë nevojë për të lindur në këtë mënyrë, por çfarë këshille për ato që mund të lindin normal, por zgjedhin për të lindur me operacion?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Jo nuk mund ti arsyetoj sepse në lindjen e parë kam pas një komplikim dhe kam qenë e obliguar të lind me prerje cezariane. Në lindje e dytë doktorët u frikësonin që mos po më komplikohet gjendja nëse lindi me lindje normale. Keq që edhe lindjen e dytë e kam bërë me prerje.
Bebaime.com: Po ashtu problematike te nënat e reja shihet ushqimi me qumësht artificial, pra pak preferojnë gjidhënien. Ju si nënë e re, çfarë këshillash keni për ato nëna që fëmijëve u japin qumësht artificial dhe natyrisht se sa ndikon kjo te shëndeti i fëmijës?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Unë isha nënë tradicionale dhe dy fëmijët i kam mbajtur në gji për një kohë të gjatë. Por, më ka ndihmuar edhe profesioni që e kam dhe Arianin deri në muajin e shtatë çdo ditë, në çdo event, intervistë, punë, e kam pas me vete për shkak të gjirit.
Bebaime.com: Cila është këshilla e juaj për nënat?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Fëmija ka nevojë për nënën dhe jo për lodra. Është këshillë që mua ma ka dhënë mami ime, e unë po ua jap nënave të reja.
Bebaime.com: E keni në plan në të ardhmen ta zgjeroni ende familjen tuaj?
Blerina Kllokoqi-Rugova: Ja kemi lënë kohës, besoj që po.
Intervistoi: TEUTA SINANAJ