Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/7 javësh

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 7 javësh

Fëmija juaj tashmë e ka humbur pamjen e tij prej të porsalinduri dhe madje ka gjasa të duket në gadishmëri dhe vigjilent nëse e mbani në këmbë. Kur është i shtrirë me bark, ai mund të jetë në gjendje të ngrejë kokën dhe gjoksin e tij për periudha të shkurtra, dhe duket sikur është duke bërë ushtrime të vogla. Për një kohë shumë të shkurtër, ai do të jetë në gjendje të rrokulliset nga para mbrapa dhe anasjelltas.

Ai është duke u marrë vesh me ju, çdo ditë e më shumë. Kur ju flisni, ai mund të ndalojë së thithuri gishtin e dorës së tij apo të ndërpresë ushqimin për t’ju dëgjuar. Është një ide e mirë që të bisedoni me të, duke përsëritur gugatjet dhe zhurmat e tij. Ju mund ti përshkruani fëmijës se çfarë jeni duke bërë, ndërkohë që lëvizni nëpër dhomë – të folurit me fëmijën tuaj, stimulon zhvillimin gjuhësor të tij, dhe është gjithashtu shumë inkurajues. Kur jeni me miq, pse të mos e përfshini dhe fëmijën tuaj në bisedë dhe ta lejoni atë të dëgjojë se çfarë është duke ndodhur? Shumë shpejt, ai do të fillojë vetë të bëjë të gjitha llojet e ndryshme të zhurmave.

Jeta juaj: Rikthimi në punë

Nëse jeni duke planifikuar që të riktheheni për të punuar pas 26 javëve ose gjashtë muajve, kjo është një kohë e mirë që të filloni të mendoni se çfarë lloj kujdestarie dëshironi të keni për fëmijën tuaj. Çerdhet e mira të foshnjave, shpesh kanë shumë kërkesa, kështu që sa më parë të filloni të kërkoni, aq më mirë do të jetë. Ju mund të keni më shumë fleksibilitet dhe mundësi, në qoftë se jeni duke menduar që të punësoni një dado. Gjithashtu, ju mund të konsideroni edhe faktin që të punoni nga shtëpia juaj.

Këshilla për prindërit: Krijimi i një rutine për gjumin e fëmijës tuaj

'Për të zhvilluar një rutinë, vendoseni fëmijën për të fjetur, në të njëjtën kohë çdo ditë. Dhe krijoni një ritual që ti lërë atij të kuptojë se është koha për gjumë – lexojini atij një libër, jepini atij një mbulesë të veçantë ose një lodër pellushi, lëshoni një muzikë për fëmijë , dhe mos harroni të mbyllni perdet. Bëjeni këtët gjë edhe në darkë në kohën e gjumit. Me pak fat, ai do të flerë.' – S.E.

Ndani këshillat tuaja.

Ai duket sikur ju dëgjon gjithnjë ... Zbuloni se sa shumë fëmija mund të dëgjojë në këtë fazë.

Nëse lëkura e fëmija tuaj është e irrituar, juve do t'ju nevojitet të dini mënyrat më të mira për të trajtuar puçrrat dhe irritimet e lëkurës.

Konsideroni fillimin e një plani stërvitor, në qoftë se trupi juaj është gati.

/komuniteti