Shumë prindër i pëlqejnë qendrat e kujdesit ditor, sepse ofrojnë një mjedis formal dhe të strukturuar. Të gjitha qendrat e kujdesit ditor inspektohen për licensë, edukatoret janë nën mbikëqyrje (shumë grupe kanë më shumë se një edukatore) dhe një drejtor e mbikëqyr të gjithë punën.
Një tjetër plus: Qendrat kanë rregulla ta qarta për prindërit (si psh koha kur pranohet fëmija dhe kur merret) pra ju e dini saktësisht çfarë pritet nga ju. Qendra e kujdesit ditor kushton më pak se një kujdestare. Plus, prindërit kanë mundësi të takohen me prindër të tjerë që mund të jenë në gjendje të ofrojnë mbështetje dhe kohë përkujdesi për fëmijë. Gjithashtu, marrëveshja është më e qëndrueshme (në krahasim, le të themi, me kujdestaren apo kujdes nga të afërmit), sepse qendra pranon të kujdeset për fëmijën pavarësisht nëse edukatorja është e sëmurë, apo vonë apo është lodhur duke punuar për ju.
Hana Berisha, nënë, pajtohet. "Ne zgjodhëm një qendër të kujdesit ditor në mënyrë që të mos kishim nevojë të punonim në bazë të ditëve të pushimit mjekësor apo pushimeve të dikujt tjetër," thotë ajo. Pjesëtarët e stafit nëpër qendrat e mira janë zakonisht të trajnuar për arsimimin në moshë të vogël, pra e dinë se çfarë duhet të presin nga fëmija juaj sa i përket zhvillimit dhe janë në gjendje të ushqejnë si duhet aftësitë në rritje. Nëse qendra që po konsideroni nuk ka staf të arsimuar shumë, atëherë vazhdoni të kërkoni.
Qendrat e mira të kujdesit ditor kanë një përzierje të mirë të aktiviteteve gjatë ditës për të mësuar aftësi të ndryshme si të kënduarit, vallëzuarit dhe tregimin e përrallave.
Vajza tre vjeçare e Hanës e quajtur Linda kishte shkuar në një qendër të kujdesit ditor që kur ishte dy muaj, thotë se atij i ka pëlqyer fakti që vajza e tij e kalon kohën duke bërë projekte dhe duke mprehur aftësitë në një mjedis të strukturuar.
"Ata nuk luajnë gjithë ditën," thotë ajo, "ata mësojnë gjëra të reja." Hana thotë se ndjehet sidomos mirë për vendimin e saj për ta dërguar Lindën në qendër kur sheh projektet që bën ajo. "Shumë nga projektet udhëzuese janë një përzierje e mirë e aktiviteteve që angazhojnë pjesën e majtë dhe të djathtë të trurit, zakonisht me objekte të thjeshta si tulla apo fasule apo copa plaastike për aftësitë krijuese, por të paraqitua në mënyrë të organizuar, strukturuar dhe metodike," thotë ajo.
Hulumtimet e vazhdueshme nga Instituti Kombëtar i Shëndetit për Fëmijë dhe Zhvillimit Njerëzor thonë se fëmijët që shkojnë në qendra të kujdesit ditor me cilësi kanë përparësi intelektuale ndaj atyre që kanë tjetër përkujdes.
Kur hulumtuesit krahasuan fëmijët që shkojnë në qendra të mira me ata që shkojnë kanë përkujdes po aq cilësor në situata të tjera, fëmijët e qendrave dolën më mirë nëpër teste. Së fundmi, vogëlushët mund të përfitojnë nga shansi për t’u shoqëruar me fëmijë të tjerë, gjë që mund të mos e arrijnë shumë mirë ose aspak nëse për ta kujdeset ndonjë i afërm apo kujdestare në shtëpi.