Xheladin Ujkani, është dentisti më i dashur për fëmijët. Ai ka aftësi që ti bind fëmijët të ulen në karrigen, ku edhe të mëdhenjtë kanë “frikë”,në karrigen e stomatologut për ti kontolluar dhëmbët. Xheladini ka lindur në Vushtrri, në vitin 1983. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet në Drejtimin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.Kurse, nga viti 2012, ka hapur klinikën e vetë të quajtur “Dent-In”, në Prishtinë. Deri tani ka realizuar një mori projektesh, kurse projekti i tij më me zë është “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, për të cilin ka bërë edhe një spot që do të publikoht këto ditë.
Bebaime: Si lindi projekti “Dhëmbë të shëndosh, fëmijë të lumtur”?
Xheladin Ujkani: Projekti “Dhëmbë të shëndosh, fëmijë të lumtur” ka lindur si rezultat i mungeses së projekteve edukuese, promovuese për shëndetin oral për fëmijët-nxënësit e Institucioneve parashkollore dhe fillore. Projekti është i fokusuar në edukimin e fëmijëve dhe nxënësve përmes shfaqjeve, poezive, vizatimeve, maskotave, modeleve, fotografive, videove, broshurave, banerave, dhe është forma më e mirë për promovimin e shëndetit të dhëmbëve te fëmijët dhe nxënësit.
Bebaime: Sa kohë u desh që të jetësohet ky projekt?
Xheladin Ujkani: Realisht projekti ka qenë i gatshëm edhe më herët, mirëpo për ta filluar një projekt të përmasave të tilla pa dyshim është dashur një përkrahje fillestare, një bazë, dhe baza më e mira për mbulim edhe të pjesës logjistike, edhe të pjesës profesionale ka qenë Klinika Dentare Dent-In”. Përveç pjesës logjistike dhe profesionale, pothuajse shumica e aktiviteteve mbulohen edhe financiarisht nga Klinika Dentare “Dent-In”. Fillimisht ka pasur hezitime edhe nga ana e Komitetit ndërministror të programit “Shkollat Promovuese të Shëndetit”, të cilët deri në momentet e fundit nuk kanë dhënë pëlqimin që ky projekt të jetësohet, shkaku i mungesës së buxhetit. Po të mos ishte Klinika Dentare “Dent-In”, ky projekt sot nuk do të ekzistonte si i tillë.
Bebaime: Përmendët që klinika “Dent-In”, ka bërë përkrahjen materiale të projekteve në fjalë. Dikush tjetër u ka përkrahur?
Xheladin Ujkani: Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, është? shumë?i kushtueshem edhe financiarisht. Mbështetësit kryesor dhe bashkëpunëtorët më të afërt të?projektit gjatë?këtyre tre viteve kane qenë?Komiteti ndërministror i programit “Shkollat Promovuese të Shëndetit”, në krye me drejtoreshën Leonora Shala dhe zyra e OBSH-së në Prishtinë, në?krye me drejtorin, Skënder Syla. Po ashtu ndër bashkëpunëtorët më të afërt ka qenë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Përderisa programi “Shkollat Promovuese të Shëndetit” ka dhënë përkrahje morale në mungesë të buxhetit, zyra e OBSH-së ka ndihmuar në mënyrë simbolike edhe financiarisht, ndihmë?që megjithatë ka qenë?shumë domethënëse e pothuajse edhe vendimtare gjatë shënimit të ditëve ndërkombëtare të shëndetit oral. Përkrahës të tjerë gjatë këtyre tre viteve në mënyr?shumë simbolike ka qenë edhe Komuna e Prishtinës, fillimisht ish Kryetari Isa Mustafa dhe drejtori i shëndetësis Valbon Krasniqi, e tani edhe kryetari Shpend Ahmeti e drejtori i shëndetësis Arben Vitia. Nuk duhet të harrohet këtu përkrahja nga të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike, në veçanti, vlen të përmendet përkrahje edhe mediale, edhe morale e drejtorit të programit kulturor-artistik në Rtv21, Florin Kelmendi dhe drejtorit të Portalit Informativ Telegrafi, Gent Lluka. Këtyre ditëve projektit i është bashkuar përmes një përkrahje simbolike edhe Banka për Biznes (BpB), përkrahje, e cila do të jetë e vazhdueshme, pra edhe në vitet në vazhdim.
Bebaime: Keni marrë iniciativë të mirë që ti vizitoni kopshtet dhe shkollat dhe tu bëni kontrolle fëmijëve. Si mirëpritet kjo gjë ?
Xheladin Ujkani: Pothuajse në vazhdimësi jam në terren, në takime e vizita në Institucione parashkollore e fillore. Kam takuar me dhjetra e mijëra fëmijë e nxënës gjatë këtyre dy vjet e gjysmë dhe kam krijuar shumë raporte miqësore me ta. Suksesi im dhe i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, qëndron dhe përkushtimin tim njerëzor e profesional pikërisht në thjeshtësinë, afërsinë. Po ashtu edhe me mësimdhënës, edhe me drejtues të Institucioneve parashkollore e fillore, raportet deri tani kanë qenë shumë të mira. Në vazhdimësi, të gjitha institucionet janë treguar shumë bashkëpunuese. Janë raste shumë të rralla kur përfaqësues e drejtues të institucioneve nuk janë treguar korrekt me ne.
Bebaime: Si qëndrojnë me dhëmb fëmijët tanë. Kanë ata dhëmbë të shëndoshë ?
Xheladin Ujkani: Nga anketimet që janë bërë gjatë vizitës në shkollën fillore “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar, rezulton se nga 447 nxënës të pranishëm (nga klasa e I-rë, deri në klasën e V-të), të gjithë janë deklaruar se kanë/posedojnë brusha të dhëmbëve, dhe vetëm njëri prej tyre nuk i kishte pastruar dhëmbët në mëngjes, në ditën që është realizuar aktiviteti. Ndërsa, nga vizita në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Druar të Vushtrrisë, nga 82 nxënës të pranishëm (nga klasa e I-rë, deri në klasën e V-të), 6 prej tyre janë deklaruar se nuk kanë/posedojnë brusha të dhëmbëve, dhe vetëm 8 prej tyre nuk i kishin pastruar dhëmbët në mëngjes, në ditën që është realizuar aktiviteti. Në pyetjen se, “A keni qenë ndonjëhere te dentisti?”, nga 447 nxënës të pranishëm (nga klasa e I-rë, deri në klasën e V-të), në shkollën fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, rezulton se vetëm 5 prej tyre nuk kanë qenë asnjëhere në vizitë te dentisti. Ndërsa, në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Druar të Vushtrrisë, nga 82 nxënës të pranishëm (nga klasa e I-rë, deri në klasën e V-të), 14 prej tyre nuk kanë qenë asnjëhere në vizitë te dentisti. Nga hulumtimet që janë bërë deri tani, rezulton në grupmoshat 6-14 vjeçare, mesatarja është deri në 6 dhëmbë të prishur me karies. Edhe gjatë punës time të përditshme me pacientë të këtyre grupmoshave rezulton se kjo shifër është e përafërt, gjë e cila është shqetësuese marrë parasysh se në shtetet e BE-së, te këto grumosha, mesatarja e dhëmbëve të prishur me karies është 1-2 dhëmbë. Synimet e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, janë që për një periushë 5-10-15 vjeçare, të përafrohen statistikat tona me ato të shteteve të BE-së. Gjatë vizitave në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” në 3 qytete të Kosovës, nga vlerësimi i 160 fëmijëve e nxënësve të grupmoshave 7-18 vjet, rezulton se gjendja e përgjithshme është mesatarisht e rëndë, kjo për faktin se në mesatare, secili fëmijë-nxënës ka rreth 5.5 dhëmbë të prishur-me karies. Gjendja e shëndetit të dhëmbëve te fëmijët e Institucionet parashkollore dallon nga institucioni në institucion. Në një institucion parashkollor, nga vlerësimi i 13 fëmijëve të grupmoshave 3-6 vjçare, rezulton se gjendja është pak më e mirë, për faktin se në mesatare, secili fëmijë-nxënës ka rreth 2.5 dhëmbë të prishur me karies. Në një institucion të dytë dhe të tretë parashkollor, nga vlerësimi i 24, përkatësisht 16 fëmijëve të grupmoshave 3-6 vjçare, rezulton se gjendja është më e rëndë në krahasim me institucionin e lartëshënuar, për faktin se në mesatare, secili fëmijë-nxënës ka rreth 6.5 dhëmbë të prishur me karies në njërin institucion dhe 6 dhëmbë të prishur me karies në institucionin tjetër.
Bebaime: Cila është këshilla juaj që fëmijët të kenë dhëmbë të shëndoshë ?
Xheladin Ujkani: “I bardhë si dëborë jam, furçën e pastën shokë i kam, mëngjesin me ta e filloj, gjatë ditës prapë i takojë, por në mbrëmje nuk harroj, para gjumit i përqafoj”. Janë këto vargjet e poezisë “Dhëmbi dhe miqtë e tij”, të shkruara për projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” nga mësuesja Maliqe Mulolli–Jahmurataj, përmes së cilës dhjetra mijëra fëmijë e nxënës po informohen mbi kohën e pastrimit të rregullt të dhëmbëve. Për të pasur dhëmbë të bardhë, të shëndoshë dhe të pastër, fëmijët duhet ti pastrojnë dhëmbët me rregull dhe në mënyrën e duhur. Pastrimi duhet të fillojë me sipërfaqen e jashtme me dhëmbët e sipërm nga lart-poshtë, pastaj dhëmbët e poshtëm, nga poshtë-lart. Pastaj, sipërfaqen e brendshme, sipërfaqen kafshuese, me një lëvizje edhe gjuhën. Në fund pështyejnë dhe me kaq përfundon pastrimi i dhëmbëve. Gjatë aktiviteteve, përveç recitimeve në grup të këtyre vargjeve, disa prej fëmijëve e nxënësve, bëhen edhe pjesë aktive e garës për recitimet më të mira. Recitimet vendosen në Youtube në profilin e projektit “DentinGroup” dhe ato, si të tilla mund të vlerësohen nga nxënësit, nga miqtë dhe të afërmit e tyre, por edhe nga të interesuarit dhe përmes klikimeve ata bëhen pjesë e garës për shpërblimet në nivel të Institucioneve parashkollore dhe fillore në Kosovë e që janë: Dy vjet pasta dhe brusha të dhëmbëve, si dhe shërbime stomatologjike falas nga Klinika Dentare “Dent-In”. Por, nuk mjafton vetëm përkushtimi i dentistit. Gjithësesi, edhe familjarët-prindërit, duhet të kenë kujdes që para vizitës, në asnjë moment të mos përdorin fjalët nxjerrje e dhëmbit dhe sidomos injeksion. Shpeshherë, familjarët apo prindërit, padashje, përvojën jo të mirë të tyren?më raport me vizitën te dentisti, e bartin tek fëmijët, nipat e mbesat e tyre. Po ashtu, familjarët-prindërit duhet të kenë kujdes që fëmijët e tyre ti ushqejnë më shumë me ujë, qumësht, çaj kamomili, djath, bukë, pemë dhe perime të freskëta dhe ti largojnë sa më shumë nga çokollatat, ëmbëlsirat, bonbonet, çipsat, kikirikat, farat me krip dhe biber dhe pijet e gazuara. Në profilin e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” në youtube “DentinGroup”, mund të gjeni qindra video me poezi të recituara nga fëmijët dhe nxënësit e institucioneve parashkollore e fillore.
Bebaime: Para do ditësh keni bërë incizimin e një klipi. Mund të na flisni për çka bëhet fjalë ?
Xheladin Ujkani: Bëhet fjalë për xhirimet e spotit të?këngës “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, që ka për qëllim promovimin e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës), te fëmijët-nxënësit e Institucioneve parashkollore dhe fillore. Në?xhirimet e spotit ishin prezent mbi 400 fëmijë-nxënës nga gjitha qytetet e Kosovës. Ideja ka lindur gjatë? vizitës, seancave që këngëtarja jonë?e respektuar dhe e përmasave ndërkombëtare Rona Nishliu ishte në?klinikën time. Gjatë diskutimeve që kishim në lidhje me projektin në përgjithësi dhe ecurinë e aktivitetit të? Ecjes “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që realizuam në fund të muajit shtator të vitit të kaluar, ku Rona ishte pjesë e ecjes dhe ku ishin pjesëmarrës mbi 1500 fëmijë, nxënës, prindër e familjar, mësimdhënës, edukatorë e udhëheqës të Institucioneve parashkollore e fillore, si dhe përfaqësues të Institucioneve shtetërore, lokale e qëndrore. Pra, ideja ishte e vetë Ronës, e cila gjatë këtyre javëve në mënyrë vullnetare ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, për çka i jam shumë mirënjohës, e shumë falenderues. Pjesë e këngës janë 10 fëmijë-nxënës nga qytete të ndryshme të Kosovës (Pëllumb Hajdari, Lira Sejdiu, Edrin Gashi, Jona Llonçari, Aida Hanxhiu, Njomza Krasniqi, Sara Sopjani, Tuana Krasniqi, Arila Ibrahimi dhe Art Sadiku), të cilët me zërin e tyre do të përcjellin mesazhe shumë edukuese, shumë promovuese për shëndetin e dhëmbëve dhe të gojës. Sa i përket tekstit të këngës, bashkarisht me Ronën, kemi bërë përzgjedhjen e poezive më të mira, të cilat përmbajnë të dhëna edukuese të mjaftueshme në lidhje me tre shtyllat kryesore të shëndetit oral, e që janë: ushqimi, pastrimi i drejtë dhe i rregullt i dhëmbëve dhe vizita te dentisti. Pastaj, Rona ka bërë përpunimin dhe plot?simin e poezive duke bërë kështu edhe kompozimin e këngës “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, me tekst të dy mësimdhënësve, Maliqe Mulolli–Jahmurataj dhe Abdurrahman Llumnica, të cilët kanë shkruar shumë poezi për projektin dhe për të cilën gjë u jam shumë mirënjohës e falenderues.
Bebaime: Kur dhe ku do të shfaqet ky klip?
Xheladin Ujkani: Më datën 20 mars 2015, është Dita Ndërkombëtare e shëndetit oral. Kjo ditë do të shënohet në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit “Shkollat Promovuese të Shëndetit”, me zyrën e OBSH-së në Prishtinë, me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucione të tjera të nivelit qëndor e lokal. Pikërisht në këto ditë do të promovohet edhe spoti, kënga “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” e cila është mbështetur financiarisht, por në mënyrë?modeste nga zyra e OBSH-së, Ministria e Shëndetësisë dhe nga Banka për Biznes-BpB. Një ndihmë të madhe në realizimin e spotit ka dhënë dhe shkolla fillore “MODEL”, në Prishtinë, për çka e falenderoj drejtorin e shkollës, Liridon Maliqin, një mik e bashkëpunëtorë shumë i afërt i projektit. Banka për Biznes tash e tutje do të jetë bashkëpunëtor dhe mbështetës edhe i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”. Spoti pritet të prezantohet në të gjitha televizionet, radiot, portalet dhe gazetat online.
Bebaime: Çka në të ardhmen?
Xheladin Ujkani: Edukimi duhet të jetë i vazhdueshëm, i pandalshëm do të jetë edhe projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, që do ti përcjell gjeneratat e tanishme, por edhe të ardhshme të fëmijëve, e nxënësve të Institucioneve parashkollore dhe fillore. Normalisht, në njërën apo tjetrën formë do të ndikoj?edhe në sensibilizimin dhe krijimin e një kulture dhe shprehie sa më të mirë, edhe te gjeneratat tjera përveç fëmijëve e nxënësve. Ky projekt i fokusuar në edukimin e fëmijëve dhe nxënësve përmes shfaqjeve, poezive, vizatimeve, maskotave, modeleve, fotografive, videove, broshurave, banerave, e tashmë edhe përmes këngëve dhe është forma më e mirë për promovimin e shëndetit të dhëmbëve te gjeneratat e reja. Bashkëpunimi me Komitetin ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”, me OBSH-në, por edhe me institucionet edukative, arsimore, shëndetësore e shtetërore do të vazhdoj? edhe më tutje, në mënyrë që në?një periudhë?afat shkurtër e afat mesme të?shohim përmirësimin e gjendjes dhe mesatares së?dhëmbëve të?prishur te gjeneratat e reja. Jam i sigurt se me punë e përkushtim të vazhdueshëm, shumë shpejt do të shohim rezultatet e para pozitive. Kjo normalisht kërkon kohë, por është?e arritshme. Krejt në fund më lejoni t’ju falenderoj jo vetëm për nderin, respektin e hapsirën që më dhatë mua, por edhe për përkushtimin dhe punën e palodhshme që bëni në edukimin e grave shtatëzëna, fëmijëve por edhe në përgjithësi në edukimin e prindërve që ata të kenë njohuritë më elementare, të nevojshme, e të domosdoshme për planifikim dhe krijim të një familje të shëndoshë.
Intervistoi: Teuta Sinanaj