Vallëzimi është ushtrim fantastik dhe shumë argëtues gjatë shtatzënisë. Jo vetëm që do të ndjeni kënaqësi gjatë lëvizjeve në ritmin e muzikës së preferuar, por do të bëheni më fleksible përderisa lëvizni tërë muskujt. Mund të shkoni në aerobi në mënyrë që të përmirësoni hapat e vallëzimit apo të përforconi tonusin e muskujve derisa ushtroni lëvizjet në balet. Rezultatet më të mira arrihen nëse vallëzoni apo luani së paku 20 minuta, 3 herë në javë, pa marrë parasysh nëse këtë e bëni në shtëpi apo në orët e vallëzimit.
Gjithmonë kontrolloni nëse instruktorët e vallëzimit bëjnë vallëzime me shtatzëna, nëse uji i pirjes është në dispozicion në sallën e vallëzimit dhe nëse salla e vallëzimit është e klimatizuar. Baleti, salsa apo xhezi preferohen, sidomos në periudhën e hershme të shtatzënisë, në mënyrë që të qëndroni në formë. Por duhet të keni kujdes sepse kilogramët e shtuar, shkaku i barkut të rritur, ndikojnë në baraspeshim dhe lehtë mund të rrëzoheni dhe të lëndoheni.