Të qëndroni në kondicion të mirë është njëri ndër kushtet për të patur një shtatëzani pa komplikime dhe një lindje të lehtë. Përveç kësaj, arsyet për të ushtruar në shtatëzani janë edhe një punë e mirë për sistemin kardiovaskular, mbajtja e disponimit të mirë, lindje më e lehte dhe më e thjeshtë, shërim i shpejtë dhe një gjendje e mirë e përgjithshme.
Të ushtruarit jo vetëm që nuk është i dëmshëm por madje mund të parandalon komplikimet eventuale, siç janë tensioni i lartë që mund të shpie në preeklampsi. Duke ushtruar gjatë shtatëzanisë ju mund të parandaloni disa lëndime dhe dhembje të lidhura me rritjen e peshës dhe mënyrës së ndryshuar të ecjes.
Dhe përsëri këshilla e njejtë – ndëgjoni trupin tuaj – shtatëzania nuk është gjendje në jetë kur mund të bëheni shampion olimpik dhe përnjëherësh të ndërroni shprehitë tuaja. E rëndësishme është që të ndiheni mirë dhe të mos lodheni shumë.