Pilates njëkohësisht rrit forcën e përgjithshme dhe fleksibilitetin e trupit, dhe është shumë i mirë për të gjitha moshat, gratë shtatzëna dhe burrat.
Edhe pse bëjnë pjesë në llojet më të popullarizuara të ushtrimit, trajnimet intenzive si heqja e peshave dhe vrapimi, kanë një problem - muskujt bëhen më të fortë, por njëkohësisht edhe më të shkurtër dhe të ashpër, për shkak të së cilës, zvogëlohet gama e lëvizjes. Pilates forcon muskujt në të gjitha nivelet, dhe kombinon elemente mendore dhe fizike për të na përgatitur për sfida të përditshme. Trajneri i njohur Mark Entoni, zbulon se përse pilates është aq e mirë.
Pilates është një stërvitje për të gjithë trupin tuaj, dhe është e bazuar në faktin se, të gjitha pjesët e trupit janë të ndërlidhura. Ushtrimet janë të drejtuara në muskujt e brendshëm që mbajnë trupin së bashku, prandaj rritet fuqia fizike si një e tërë.
Përveç ndërtimin të muskujve, vëmendje e madhe i kushtohet shtrirjes, duke e bërë trupin më fleksibil.
Frymëmarrja është pjesë integrale e ushtrimeve pilates dhe na ndihmon për të duruar përpjekjet për të kontrolluar lëvizjet. Teknika e frymëmarrjes bazohet në, marrjen e frymës përmes hundës dhe lirimin e saj përmes gojës. Presioni i formuar në këtë pike, na ndihmon për ta sjellë trupin në pozicion.
Pilates është i mirë për të gjithë, pavarësisht nëse ju keni 10 apo 70 vjet, forcon fuqinë themelore, rrit drejtpeshimin, koordinimin dhe zvogëlon stresin.
Ushtrimet janë të shkëlqyera për gratë shtatzëna, nënat e reja dhe grate, te cilat janë zakonisht më të fokusuara në ndërtimin e muskujve, gjë që humbin fleksibilitetin e tyre. Pilates është i mirë edhe për njerëzit që kanë probleme me nyje.
Pesë pikat e pilates
1. Shpina – shpina e fortë përmirëson mirëmbajtjen e përgjithëshme;
2. Muskujt e barkut - ushtrimet formojnë muskuj dhe me kalimin e kohës barku bëhet më i rrafshët;
3. Këmbët dhe bythët – zonat problematike ku pilates kujdeset për një siluetë të bukur;
4. Duart dhe supet - ushtrimet përdorin peshën e trupit në vend të peshave të rënda, prandaj muskujt formësohen në vend se të rriten;
5. Gjoksi – të gjitha pjesët e trupit janë të ndërlidhura në mes tyre, dhe gjoksi i fortë është përgjegjës për një mirëmbajtje të duhur;