Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin sepse kryen funksione të rëndësishme në trupin e njeriut. Pjesa më e madhe e enëve limfatike dhe të gjakut, bartin oksigjenin dhe ushqimin në qeliza dhe i largojnë materiet e dëmshme nga organizmi.
Është i rëndësishëm për funksionimin e organeve që ndihmojnë tretjen e ushqimit, funksionimin e drejtë të veshkëve, strukturën normale të kërcit të nyjeve, lagështinë e syve, gojës dhe rrugëve nazale, por është i rëndësishëm edhe për funksionin e sistemit nervor. Poashtu, rregullon temperaturën trupore, freskon trupin kur është nxehtë, mbron nga të ftoftit dhe i siguron organizmit mineralet e domosdoshme, gjë që është shumë me rëndësi për personat të cilët janë aktiv fizikisht.
Pa marrë parasysh se cilin aktivitet fizik e keni zgjedhur, mos harroni se sa është e rëndësishme të hidroni organizmin, sepse gjatë ushtrimeve trupi liron lëngje me anë të djersitjes, më shumë se zakonisht.
Trupi e ka mekanizmin e tij me anë të së cilit mbrohet nga efektet negative të dehidrimit, ndërsa etja lajmërohet si formë e lehtë e dehidrimit. Për këtë, qelësi për ushtrime të suksesshme është hidrimi adekuat i organizmit para dhe pas aktiviteteve fizike!