Më së miri është që të shmangni sportet gjatë shtatëzanisë, si psh skijimi sepse në këtë mënyrë jeni të rrezikuar nga rrëzimi. Ndryshimi i qendrës suaj të gravitetit gjatë progresit të shtatëzanisë ju bën që tju mban baraspeshën tuaj të ndryshueshme dhe krijon rrezik nga rrëzimet. Rrëzimi mund tju shpie në lindje të parakohëshme.
Poashtu, edhe lartësia mbidetare mund të paraqes rrezik nëse foshnja juaj nuk ka oksigjen sa duhet. Pra nuk është një ide e mirë sidomos gjatë tremujorit të fundit. Ju nuk do të duhej të udhëtoni apo rrëzoheni sepse kjo mund të jetë e rrezikshme për ju dhe foshnjen tuaj.
Është e vërtetë që foshnja është e mbrojtur mirë në mitër – zakonisht duhet ndonjë aksident makine apo ndonjë traumë më e madhe që të mund të lëndojë foshnjen. Por nganjëherë edhe mund të ndodh.
Nëse skijoni dhe rrëzoheni apo përplaseni në ndonjë lis gjatë skijimit, kjo mund të paraqet një problem të madh.